TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e takimit të dytë çerekfinal mes Chelseat dhe Real Madridit.
Blutë e nisën më furishëm ndeshjen, duke mbajtur nën presion Los Blancos.
Rasti i parë serioz i ndeshjes erdhi në minutën e 11-të, kur N’Golo Kante u gjend brenda zonës, por që nuk ia doli të mposhte Thibaut Courtoisin.
Më pas ishte radha për Real Madridin, kur Rodrygo (21’) goditi shtyllën.
Chelsea nuk u ndal me lojë sulmuese, duke tentuar së paku të shënonte një gol në 45 minutat e parë, mirëpo nuk ia doli.
Real Madridi në anën tjetër kishte një lojë më të kujdesshme dhe synonte ta zinte në befasi ekipin londinez.
Por, Blutë lëshuan një tjetër rast të qind për qind për gol, kur Marc Cucurella dështoi ta mposhte nga afërsia Courtoisin në minutën e 45+1-të.