SPORT, 5 Tetor 2022, 20:24

Bota e sportit në zi, ndahet nga jeta ikona e portës shqiptare

Bota e sportit në zi, ndahet nga jeta ikona e portës shqiptare

Një lajm i trishtë është mësuar ditën e sotme. Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare, Sulejman Maliqati, ikona e portës shqiptare. Maliqati do të përcillet për në banesën e fundit tnesër.

Mësohet se shkaku i vdekjes së legjendës shqiptare është një rrëzim që i solli dëmtime të rënda. Me gjithë përkujdesjen e mjekëve, ai nuk mundi t'i përballonte dëmtimet dhe nuk mbijetoi.

Maliqati njihet nga të gjithë me pseudonimin “Macja e zezë”, heroi i Lajpcigut, mbrojtësi i sigurt i portës së Partizanit dhe të kombëtares shqiptare në periudhën 1950-1964.

Në të kaluarën e tij është nderuar me titujt, “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Nderi i Kombit”, teksa ka qenë një futbollist dhe trajner shembullor.