SPORT, 4 Tetor 2022, 18:49

E konfirmon vetë mikesha e Mesit, argjentinasi rikthehet te Barcelona (foto)

E konfirmon vetë mikesha e Mesit, argjentinasi rikthehet te Barcelona

Një lajm i bujshëm ka çmendur rrjetin së fundmi, me mikeshën e Lionel Mesit, Veronika Brunati, e cila ka bërë një postim në “Twitter” që ka marrë vëmendjen e madhe të mediave.

Ajo ka shkruar: “1 korrik 2023, Lionel Mesi do të jetë një lojtar i Barçës”.

E konfirmon vetë mikesha e Mesit, argjentinasi rikthehet te Barcelona

Vetëm kaq ka mjaftuar që tifozët katalanas të besojnë për një rikthim të mundshëm të argjentinasit në “Camp Nou”, pas aventurës së tij me PSG-në, kontratë e cila përfundon verën e ardhshme.