TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milan-Juventus do të jetë supersfida e javës së nëntë të Serisë A italiane, e cila është e programuar për tu zhvilluar ditën e shtunë, në orën 18:00, në stadiumin “San Siro”.
Sektori i dizenjimit ka vendosur arbitrat që do të drejtojnë këtë ndeshje.
Arbitër kryesor do të jetë Orsato, i mbështetur nga asistentët Karbone dhe Xhalatini.
Arbitër i katërt pritet të jetë Fabri.
Në VAR do të jetë Kifi dhe në AVAR, Marini.
Ndërsa në ndeshjen Sasuolo-Inter, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 15:00, në stadiumin “MAPEI”, arbitër kryesor do të jetë Soca, i mbështetur nga asistentët Valeriani dhe Dei Xhudiçi.
Arbitër i katër pritet të jetë Kolombo.
Në VAR do të jetë Guida, ndërsa në AVAR, Maxhoni.