SPORT, 5 Tetor 2022, 16:02

Historike/ Apolonia U-19 kalon turin në Youth Champions League, e pret Hajduku i Splitit

Historike/ Apolonia U-19 kalon turin në Youth Champions League, e pret

Apolonia U-19 ka arritur një kualifikim historik përballë Astanës U-19 në Youth Champions League, me fitoren 3-1 në stadiumin “Loni Papuçiu”, me sfidën e parë që kishte përfunduar në barazimin 1-1.

Sfida nisi menjëherë mirë për fierakët, të cilët gjetën avantazhin në minutën e 14’ me Maksutin.

Ishte sërish ai i cili gjeti dhe golin e dytë për kampionët e Shqipërisë në minutën e 60-të, teksa Kurti mbylli llogaritë në minutën e 72-të

Goli i Zhubamekov në minutën e 77-të nuk i mjaftoi Astanës për të rihapur sfidën.

Në turin e dytë të Youth Champions League, Apoloninë e pret ekipi kampion i Kroacisë për U-19, Hajduk Split. Ndeshja e parë do të luhet në Fier, në datën 26 tetor, ndërsa ajo e kthimit në Split, më 2 nëntor.