TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ishte vite 1985, kur Diego Armando Maradona dhe Napoli zbritën në një fushë “lluce” në Açerra për një ndeshje miqësore, me argjentinasin që dhuronte spektakël, ndonëse terreni ishte i tmerrshëm për të luajtur futboll.
Në fakt ajo ndeshje ishte për bamirësi, pasi zhvillohej për të mbledhur të ardhura për kurimin e një fëmije 1-vjeçar, që quhej Luka Kuarto, i cili sot është 38 vjeç.
Takimi mblodhi rreth 10 mijë tifozë, që ishte sa dyfishi i kapacitetit dhe u arkëtuan 20 milionë lireta, duke bërë të mundur operimin e fëmijës.
Për këtë histori në vitin 2022, madje u zhvillua edhe një puntatë në programin e njohur Italian “C’č Posta per Te” të Maria de Filipit, aty ku Luka kërkonte të takonte njeriun që i shpëtoi jetën, Maradonën. Por sot jeta Luka Kuartos ka marrë një tjetër rrjedhë, pasi para pak ditësh ai është arrestuar nga policia italiane si shpërndarës kokaine.