TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndeshjet e treta në grupet e Champions League dhuruan spektakël, emocione dhe surpriza.
Kryendeshja Inter-Barcelona përfundoi me fitoren 1-0 të ekipit zikaltër, që shpëton edhe trajnerin Inzagi, falë një goli të realizuar nga Hakan Çalhanoglu në fundin e pjesës së parë (45+1').
Ndërsa surpriza më e madhe ishte fitorja 1-6 e Napolit në Amsterdam ndaj Ajax.
Grupi A dhuroi rezultatin tenistik 1-6 në “Johan Crujiff Arena”, me skuadrën e Spallettit që nuk tregoi mëshirë kundër kampionëve të Holandës.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, Liverpulit i mjaftuan dy gola për të mposhtur Rangers (2-0) brenda në “Anfield”.
Club Brugge ishte surpriza tjetër e mbrëmjes së sotme, duke mundur 2-0 edhe Atletico Madrid në shtëpi, në grupin B. Kjo është fitorja e tretë radhazi për kampionët e Belgjikës, të cilët pasi mundën Leverkusenin dhe Porton, ia dolën dhe kundër skuadrës së Simeones.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Porto ia doli përballë Leverkusenit, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në shtëpi.
Për sa i përket grupit D, ndeshja e fundit në këtë grup mes Frankfurtit dhe Totenhemit u mbyll në një barazim pa gola. Më herët, Marseille fitoi 4-1 në shtëpi me Sporting.