SPORT, 25 Korrik 2025, 21:28

Prapaskenat e merkatos/ Nëse ikën Ademola Lukman, Atalanta piketon Kiezën

Prapaskenat e merkatos/ Nëse ikën Ademola Lukman, Atalanta piketon

Ndërsa Interi po shton presionin për të sjellë Ademola Lukmanin në Milano, Atalanta nuk jep asnjë shenjë tërheqjeje. Klubi bergamask qëndron i vendosur, për sulmuesin nigerian kërkohen të paktën 50 milionë euro, asnjë qindarkë më pak.

Megjithëse Interi ka arritur një marrëveshje me vetë lojtarin, Atalanta mbetet e patundur në kërkesat e saj dhe beson se mund ta arrijë këtë shumë qoftë nga zikaltrit, qoftë nga ndonjë klub tjetër që mund të hyjë në garë. Edhe pse largimi i Lukman duket i pashmangshëm, drejtuesit e Atalantës duan që ndarja të ndodhë sipas kushteve të tyre. Ndërkohë, klubi po shikon përpara.

Emri më i përfolur për të zëvendësuar Lukmanin është Federiko Kieza. Pas një sezoni të vështirë te Liverpuli, ish-lojtari i Fiorentinës dhe Juventusit mund të rikthehet në Serinë A, me Bergamon që shihet si një vend ideal për rilindjen e tij. Me shitjen e Lukmanit, Atalanta do të kishte fondet për të investuar te Kieza, vlera e të cilit llogaritet rreth 15 milionë euro.