SPORT, 26 Korrik 2025, 14:02

Mesi në Seria A trazoi rrjetin, presidenti i klubit italian: Ishte mysafir i gruas së Fabregas, por pse duhet t’i linte të gjitha ato para?

Mesi në Seria A trazoi rrjetin, presidenti i klubit italian: Ishte mysafir

Ishte e çuditshme që Leo Mesi u lidh me një kalim te Komo në Seria A. Për këtë, vetë presidenti i klubit italian, Mirvan Suarso, ka folur.

“Nuk isha në dijeni, ishte mysafir i bashkëshortes së Fabregas. Do të ishte një ëndërr nëse do të vinte këtu, por pse do t’i linte të gjitha ato para? Nuk kemi pasur asnjë kontakt me të”, u shpreh presidenti i Komos për “La Stampa”.

Kështu gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve dhe nuk ka asgjë konkrete. Mesi vijon me Inter Majemin ku ka kontratë deri në fundin e këtij viti.

E ardhmja mbetet në dyshim. Për 38-vjeçarin qëndron i hapur opsioni për rikthimin në Europë.