TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajme të këqija kanë ardhur për skuadrën e Realit të Madridit përpara sfidës së dytë gjysmëfinale me Mançester Sitin, ku mbrojtësi David Alaba, do të mungojë për shkak të një dëmtimi.
Austriaku pësoi një dëmtim në sfidën e parë, gjë që e la jashtë në sfidën me Espanjolin dhe duket se ai nuk ia doli dot edhe për gjysmëfinalen e dytë.
Kjo mungesë do të jetë një problem i madh për Ançelotin, i cili do të duhet t’ia bëjë pa një prej titullarëve më të mirë që ka pasur këtë sezon.
Në vendin e Alabas, italiani mendohet të startojë si titullar Naço Fernandez në krah të Eder Militaos.