SPORT, 2 Maj 2022, 11:07

U shpall kampion me Realin, Kurtua nuk i kursen ironitë me Barçen: Na mundën e kujtuan se fituan La Ligën

U shpall kampion me Realin, Kurtua nuk i kursen ironitë me Barçen:

Të gjithë lojtarët e Realit e kanë pasur mendjen te festimet për titullin. Mes tyre edhe portieri Tibo Kurtua. Por belgu i portës së Madridit nuk ka harruar që mes festimeve të gjejë vend për të thumbuar edhe rivalen e Realit, Barcelonën.

“‘Klasikja’ kundër Barçës ishte çelësi që na çoi te suksesi, edhe pse u mundëm keq. Disa madje e festuan fitoren në ‘Klasike’ si të kishin marrë titullin, që ishin kthyer të mëdhenj.

Por ne vijuam rrugën tonë, nuk e humbëm qetësinë e përqendrimin. Fituam me radhë takimet tona deri në suksesin kundër Espanjolit që na dha dhe titullin”, ka thënë numri një i portës së Realit.

Belgu më pas ka analizuar sezonin e “Los Blancos”, duke kërkuar nga shokët e tij dhe një sforco të radhës në Champions.

“Kemi bërë një sezon të shkëlqyer dhe shpresojmë ta kurorëzojmë me Ligën e Kampioneve.

Duam të shkojmë patjetër në finale. Nuk do të jetë aspak e lehtë, por kemi treguar se të gjithë së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”, ka thënë Kurtua.