TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protagonist në fitoren e Interit ndaj Udinezes (1-2) në Udine ka qenë edhe mbrojtësi, Mateo Darmian. Pas disa kohësh duke qëndruar në stol, Darmian është kthyer titullar me zikaltrit në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Duke folur për “DAZN”, ai e ka cilësuar si shumë të rëndësishme fitoren ndaj Udinezes, duke premtuar se Interi do të tentojë deri në fund për t’i rrëmbyer titullin Milanit.
“E dinim se pas hapit të gabuar në Bolonja, duhej të fitonim me patjetër për t’iu përgjigjur Milanit dhe jemi të lumtur sepse ia kemi dalë. Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi vuajtur kur ishte për të vuajtur, por asnjëherë nuk e kemi ulur përqendrimin.
Pas pësimit të golit duhet ta kishim administruar më mirë situatën e krijuar, sepse Udineze u përpoq të na barazonte.
Gjithsesi, kemi treguar se jemi një grup i bashkuar dhe ia kemi dalë. Këto ishin tri pikë mjaft të rëndësishme për ne.
Tani nuk kemi rrugë tjetër veçse t’i fitojmë të gjitha takimet e mbetura deri në fund”, ka thënë Darmian.