TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barcelona ka triumfuar 2-1 kundër Majorkës që sot nuk e kishte Vedat Muriqin, për shkak se ishte i pezulluar me kartonë të verdhë.
Katalanasit dominuan në zotërimin e topit dhe që në fillim iu afruan golit me Aubameyang dhe Araujo, derisa ta çonte në rrjetë “sferën” holandezi Memphis Depay (25').
Fillimi i fraksionit të dytë të lojës solli edhe një gol tjetër dhe këtë herë ishte mesfushori Sergio Busquets (54'), i cili ndëshkoi skuadrën e Mallorca. Depay në minutën e 73-të goditi traversën, ndërsa më pas shënoi Ferran Torres.
VAR e ndali festën e Barcelonës, që dhjetë minuta nga fundi pësoi gol nga Raiolla (79'). Gjithsesi deri në fund e ruajti epërsinë dhe mori pikët e plota në këtë duel në shtëpi, pasi kishte humbur tre sfidat e fundit aty.
NDESHJET E TJERA – Granada e Myrto Uzunit shmangu humbjen në shtesë kundër Selta Vigo, pasi Milla shënoi dhe i dha një pike shprese për mbijetesën skuadrës së tij. Rezultati 1-1 ishte mjaft i përhapur sot, pasi kështu përfunduan edhe Elche-Osasuna dhe Rayo Vallecano-Real Sociedad.
Radamel Falcao i dha një goditje të fortë skuadrës baske, që me pikët e plota e çonte në tripikë diferencën me Atletiko Madrid dhe shpresonte sërish për një vend në Champions League, edhe pse nuk është e lehtë. Për Sociedad kishte shënuar në pjesën e parë Sorloth.