TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndikimi i Lionel Mesit në futboll është i përjetshëm, dhe një nga momentet më të famshme të karrierës së tij ishte goli i tij në minutën e fundit të El Clasico në 2017, shkruan gazeta sportive spanjolle "Marca".
Ai gol ishte i 500-ti i karrierës së tij, dhe ai e festoi duke hequr fanellën e Barcelonës dhe duke e mbajtur atë tek fansat e Real Madridit.
Fanella e Mesit u hodh në shitje së fundmi në një ankand në rrjetet sociale të krijuar nga ‘anishfutbol’, i cili e kishte në pronësi fanellën dhe shkroi mbishkrimin e mëposhtëm në Instagram.
“Ka mbërritur në koleksionin tim… Ajo fanellë që Leo Messi e mbajti lart pasi vendosi El Clasico me golin e tij të 500-të”, ka shkruar ai.
Është e kuptueshme, kërkesa për fanellën e argjentinasit ishte e madhe dhe shumë shpejt ajo u shit për 450,000 dollarë.