SPORT, 2 Maj 2022, 21:30

“Liverpuli është skuadra më e mirë në botë”, Emeri komenton duelin: Do të provojmë shanset tona!

“Liverpuli është skuadra më e mirë në

Trajneri i Vijarealit, Unai Emeri ka folur ne konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Liverpul në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë gjysmëfinale u fitua nga skuadra angleze me rezultatin e pastër 2-0.

Tekniku i spanjollëve ka theksuar nivelin e skuadrës kundërshtare, duke e cilësuar si më të mirën në botë për momentin, si dhe ka folur lidhur me mundësitë e Vijarealit për kualifikim.

“Sot skuadra e Klop është më e mira në botë.

Në ndeshjen e parë ata u treguan perfekt, konkretizuan shanset që kishin, të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne.

Kemi bërë një sforco të madhe për të arritur deri këtu, finalja do të ishte një ëndërr.”, u shpreh Emeri.