SPORT, 3 Maj 2022, 09:27

40 milionë euro plus 10 bonuse, ylli i Juventusit është totalisht… bardhezi

40 milionë euro plus 10 bonuse, ylli i Juventusit është

Falë kualifikimit matematikor të Juventusit të dielën në mbrëmje, si rrjedhojë e barazimit të Romës me Bolonjën, Federiko Kieza është automatikisht një futbollist bardhezi, sipas klauzolës së vendosur në kontratën e blerjes.

Sulmuesi që po punon të rikthehet në fushë pas operimit në gju, sipas dokumentacionit, kishte mbërritur në Torino në formë huazimi 2-vjeçar për 10 milionë euro, por në rast se Juvja kualifikohej në Champions edhe për sezonin 2022-2023, blerja e Kiezës nga Fiorentina bëhej e detyrueshme për 40 milionë euro, shifër kjo që do të derdhet në arkat e vjollcëve.

Për më shumë, Juventusi në varësi të arritjeve mund të paguajë edhe një shtesë prej 10 milionësh në formë bonuse, 3 milionë për këtë sezon dhe 7 për të ardhshmin.