SPORT, 2 Maj 2022, 19:58

“Me Vijarealin nuk është kurrë e thjeshtë”, Klop flet përpara sfidës: Duhet të jemi gati për të vuajtur!

“Me Vijarealin nuk është kurrë e thjeshtë”, Klop

Jurgen Klop ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve përball Vijarealit.

Tekniku gjerman ka theksuar se edhe pas rezultatit 0-2 të ndeshjes së parë skuadra e tij duhet të tregohet e përqendruar dhe të jetë e gatshme të vuaj në fushë nëse do të nevojitet për të siguruar kualifikimin për në finale.

“Me Vijarealin nuk është kurrë e thjeshtë, janë një skuadër e madhe që nuk kanë arritur rastësisht këtu.

Ata nuk duhen nënvlersuar, rezultati i ndeshjes së parë nuk ka rëndësi.

Skuadra duhet të jetë e gatsheme të vuaj në fushë nëse duhet për të siguruar kualifikimin”, u shpreh Klop.