TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristiano Ronaldo ka nisur prej pak ditësh aventurën e tij te Al Nassr në Arabinë Saudite. Por ndërkohë portugezi është përfshirë shumë shpejt në përditshmërinë e punës së kësaj skuadre dhe raportohet se po shërben edhe si konsulent për merkaton që po planifikon klubi i cili dëshiron të kthehet në një superfuqi në futbollin aziatik.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Kristiano Ronaldo ka sugjeruar që afrimi i radhës te jetë një nga emrat që ai i beson më shumë, ish-shok skuadre te Real Madrid dhe padyshim te Portugalia, qendërmbrojtësi Pepe. Edhe pse klubi i Portos ku aktivizohet aktualisht mbrojtësi ka bërë të ditur se ai mund të rinovojë dhe qëndrojë në radhët e tij derisa të dëshirojë, pasi është një ikonë e futbollit portugez, mendohet se Pepe nuk do ta refuzonte një ftesë nga Ronaldo për t’u bërë pjesë e projektit saudit.
Të dy janë shokë të ngushtë dhe Pepe shpeshherë ka dalë publikisht në mbrojtje të Ronaldos në muajt e fundit. Sinjalet më të qarta ishin në Botëror, ku Pepe ishte kapiten në ndeshjet që Ronaldo ishte në pankinë por sapo ky i fundit hynte në fushë, e priste në vijën anësore me shiritin në dorë, duke ia vendosur menjëherë në krah. Mbrojtësi mbush 40 vjeç në shkurt por ka treguar se është ende në formë dhe kontributi i tij te Al Nassr mund të ndihmonte klubin të bënte një tjetër hap para drejt objektivave që ka.