TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtuesi i emisionit “Top Story” në Top Channel, Sokol Balla ka lajmëruar sot largimin e tij përfundimtar nga ky tv dhe emisioni.
Përmes një postimi në Twitter teksa uron të gjithë kolegët për vitin e ri, Balla tha se bashkë me këtë vit që po ikën ai do mbyllë edhe kapitullin e tij në këtë tv.
“Uroj që të jeni duke kaluar bukur. Ky vit mbyll shumë kapituj për shumë nga ne. Një nga ata edhe unë. Në këtë fund 2017 dua të uroj së pari kolegët e mi, me të cilët kalova më shume se 12 vjet te paharruar dhe me të cilët, rruga ime ndahet sot”.- shkruan Balla.
Prej disa ditësh Top Channel mbylli studion e emisionit dhe Balla e realizonte atë përmes intervistave në ambiente të rastit.
