TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, Komandanti i Forcave Tokësore Gjeneral Brigade Nazmi Cahani zhvilloi sot në Repartin Komando të Zall-Herrit një video-konferencë me ushtarakët shqiptarë, të cilët shërbejnë në misione të ndryshme jashtë vendit në Herat dhe Kabul të Afganistanit, në Pejë të Kosovës dhe në Letoni duke u interesuar për shëndetin, vështirësitë, arritjet dhe objektivat e misioneve të tyre.
Duke iu drejtuar ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve Presidenti Meta u shpreh: “Jam shumë i kënaqur dhe i privilegjuar në këtë ditë të fundit të vitit 2017, të ndaj një urim me të gjithë ju, me këto katër familje të mrekullueshme në Kabul, Herat, Pejë dhe në Letoni, të cilat do të festojnë larg familjeve të tyre këtu në Shqipëri. Por jam i bindur me mendje dhe me zemër këtu, duke ndarë urimet më të mira me njëri-tjetrin që viti 2018 të jetë një vit më i sigurt për vendin tonë dhe për aleancën tonë ku ju kontribuoni si askush tjetër, duke sakrifikuar edhe këtë natë të vitit të ri larg njerëzve tuaj më të dashur, por gjithmonë pranë flamurit, Atdheut!
Kjo është ajo që na bën të gjithëve të jemi aq krenarë për Forcat tona të Armatosura në përgjithësi, në mënyrë të veçantë për ata që janë në kushte më të vështira dhe që sakrifikojnë më shumë sikurse jeni ju sot, por edhenë vende e rajone të tjera.”
Presidenti i Republikës uroi personalisht gjithashtu ushtarin Pajtim Çobanin në Kabul, i cili ka pasur ditëlindjen këto ditë si dhe ushtarin Eligert Çela në Herat duke shprehur besimin se: “i keni festuar me njëri-tjetrin, sepse këto janë familje të veçanta e të jashtzakonshme. E kam bindje këtë gjë, sepse ju jeni në vijën e parë të rrezikut, të sakrificës, të vështirësisë, por ka një gjë të mirë, sepse ju afrojnë më shumë me njëri-tjetrin por edhe me vendin, me Atdheun.”
“Gëzuar Vitin e Ri 2018! Një vit sa më i mirë për të gjithë ju, për katër familjet tuaja të mrekullueshme, të cilat sapo i pamë drejtpërdrejtë, për secilën prej familjeve tuaja këtu në Shqipëri, për të dashurit tuaj, por natyrisht edhe për vendin tonë! Të jetë një vit më i sigurt, më i lumtur, më i paqtë dhe më i begatë dhe që të jetë i tillë ju po bëni sakrificën e radhës duke e kaluar dhe duke e pritur vitin e ri larg vendit tonë dhe larg familjeve tuaja të dashura. Por ne do ta ngremë sonte një shëndet për ju, për suksesin tuaj, si dhe për kthimin tuaj faqebardhë dhe shëndoshë në Atdhe!” – e mbylli video-konferencën me këtë urim të përzemërt Presidenti i Republikës.
[gallery ids="48427,48426"]