AKTUALITET, 31 Dhjetor 2017, 19:17

Bëhuni gati të mrekulloheni: Ja si do të duket Marina Vjollca sot në 'C'est la vie'

Mbrëmjen e sotme do të jetë spektakli shumë i ndjekur "C'est la vie" që do të presë me ju ndërrimin e viteve. Mbrëmja e nëntë e këtij spektakli do të jetë plot emocione, argëtim me këngët e performancat konkurrentëve.

Me siguri të gjithë jeni kuriozë si do duket Marina këtë mbrëmje të veçantë dhe moderatorja sapo e zbuloi me një foto të postuar në Instagram ku i uron Vitin e ri fansave.

Marina nuk ka zgjedhur të kuqen klasike për këtë natë, por një fustan të gjatë ngjyrë nude me temina që e bën të shkëlqejë.

"Gezuar Vitin e Ri! E paci zemren te mbushur gjithmone me dashuri! Sonte e presim 2018 ne Tv Klan", shkruan Marina ndërsa Anxhela Peristeri ka postuar këtë foto të mëposhtme ku tregon një moment nga mbrëmja e sotme.