AKTUALITET, 31 Dhjetor 2017, 13:02

900 mijë euro në vit, Armando Sadiku drejt Turqisë

900 mijë euro në vit, Armando Sadiku drejt Turqisë

Dy golat e shënuar ndaj Turqisë duket se kanë ndihmuar Armando Sadikun të gjejë një sistemim të ri në kampionatin e këtij vendi. Sipas mediave turke, transferimi i tij te një nga skuadrat kryesure të Superligës turke është shumë pranë finalzimit dhe mund të mbyllet në ditët e para të janarit.

Sadiku kërkohet nga ish-skuadra e Sokol Cikalleshit, Istanbul Bashakshehir, e cila në këtë sezon synon titullin kampion dhe po përforcohet për të mbajtur larg rivalët si Beshiktash, Fenerbahçe e Gallatasaraj. Mediat turke bëjnë të ditur se ka një akord që tani me lojtarin, i cili do të paguhet 900 mijë euro në sezon në kampionatin turk të futbollit.