AKTUALITET, 15 October 2026, 13:44

VIDEO/ Molotovë në shishe birre! Pamje shqetësuese nga protesta, mes atyre që i marrin edhe të mitur

VIDEO/ Molotovë në shishe birre! Pamje shqetësuese nga protesta,

Pamje shqetësuese janë regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku në rrugë shihet një sasi e konsiderueshme bombash molotov të parapërgatitura më herët me shishe qelqi.

Siç shihet edhe nga pamjet, një sasi shishesh birre janë vendosur mbi një kabinë elektrike, ndërsa disa protestues afrohen dhe i marrin njëra pas tjetrës. Mes personave që shfaqen në pamje duken edhe të rinj në moshë gjimnazi.

Pamjet ngrenë pikëpyetje serioze për mënyrën se si mjete të tilla të rrezikshme, të përgatitura më herët, kanë përfunduar në një protestë ku marrin pjesë edhe të mitur. Përfshirja e gjimnazistëve pranë materialeve të përgatitura për t’u përdorur si bomba molotov e bën situatën edhe më shqetësuese, për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për vetë të rinjtë dhe personat e tjerë të pranishëm.