TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi persona ende të paidentifikuar i shkrumbuan makinën vjen reagimi i Drejtorit te Shërbimit të Provës në Vlorë, Taulant Korkaj.
Reagimi
Faleminderit gjithkujt që në një moment të vështirë nuk nguroj të më gjendet pranë!
Pak pas mesnate automjeti im personal u shkrumbua nga flakët, dyshuar si një zjarrëvënie e qëllimshme për shkak të detyrës.
Në katër vite që drejtoj shërbimin e provës nuk jam konfliktuar kurrë me askënd, përfshirë staf apo të dënuar të cilët merrnin në këtë institucion shërbim.
Institucioni që unë drejtoj nuk ka pasur kurrë asnjë punonjës sigurie në derën e tij, sepse nuk ka qënë kurrë e nevojshme.
Sulmi ndaj meje duke e kategorizuar rastin si incident lidhur me detyrën që unë ushtroj është tërësisht absurd dhe i papranueshëm.
Ndërsa sa i përket jetës sime personale, dhuna dhe konflikti nuk kanë qënë kurrë opsion.
Ftoj forcat e rendit të zbardhin ngjarjen dhe të vënë përpara përgjegjësisë autorin!
EMRI/ Kush është drejtori në Vlorë që i dogjën makinën, po hetohet për…
Policia ka nisur hetimet pas ngjarjes në Vlorë, kur drejtorit te Shërbimit të Provës ne Vlorë, Taulant Korkaj, i dogjën makinën, teksa ajo ishte e parkuar.
Policia ben me dije se, zjarrevenia ka qene e qellimshme dhe si pistë kryesore po hetohet ajo për shkak të detyrës. Nga të dhënat e para, ai nuk thuhet të ketë pasur ndonjë konflikt, por fakti që zjarrvënia është e qëllimshme e çojnë policinë drejt kesaj piste.
Informacioni paraprak
Më datë 31.12.2017, rreth orës 01:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ‘’Isa Boletini’’ ka marrë flakë duke qënë i parkuar automjeti tip ”Audi”, në pronësi të shtetasit T.K., 30 vjeç, (Drejtor i Shërbimit të Provës Vlorë).
Prej flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime pjesërisht në pjesën e përparme.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarrëvënia në mjet të jetë e qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve.