AKTUALITET, 15 October 2026, 13:39

Protesta në Tiranë, sulmohet selia e Partisë Socialiste, policia hedh gaz lotsjellës

Protesta në Tiranë, sulmohet selia e Partisë Socialiste, policia

Tensionet gjatë protestës në kryeqytet janë shtrirë edhe te selia e Partisë Socialiste, e cila raportohet se është sulmuar nga protestuesit.

Ngjarja vjen në një moment kur protesta është shoqëruar me përplasje dhe akte dhune në disa zona të Tiranës.

Priten detaje të mëtejshme mbi rrethanat e incidentit, dëmet e mundshme dhe reagimin e Policisë.

Pas tensioneve të krijuara pranë godinës, ka ndërhyrë policia, e cila ka përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Situata prane rrugës së Durrësit dhe qendrës është tepër kaotike.

Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve në kryeqytet vijojnë prej disa ditësh, të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe me dëmtime të pronës publike dhe private.

Protesta në Tiranë, sulmohet selia e Partisë Socialiste, policia