TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Milot-Rubik. Nga përplasja mësohet se ka humbur jetën 50-vjeçari me inicialet V. V., këmbësor, banues në Fushë Dibër.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.12.2017, rreth orës 18:40 është marrë njoftim se në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të Urës me Harqe ka ndodhur një aksident.
Automjeti tip “Benz” me targa UZA093, me drejtues shtetasin G. T., 28 vjeç, banues në Kukës, ka përplasur për vdekje shtetasin (këmbësor) V. V., 50 vjeç, banues në Fushë-Diber.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.