AKTUALITET, 31 Dhjetor 2017, 20:55

Tirana në ‘black out’, shumë zona pa energji elektrike

Tirana në ‘black out’, shumë zona pa energji elektrike

Prej më shumë së 30 minutash gjysma e Tiranës është pa energji elektrike. Sipas OSHEE ka një defekt në nënstacionin e ish-Uzinës "Traktori".

‘Për shkak të nje defekti në rrjetin 110 kV te OST, ka mbetur pa punë nst i Traktorave, duke lëne pa energji elektrike zonen përreth. Aktualisht brigadat e OST-së janë duke punuar me manovrimin e linjave, për t'i dhene energji nst në drejtim tjetër’, thotë OSHEE.

Mësohet se pa drita janë zonat te Rruga Bardhyl, zona e Bërrylit, tek Materniteti i ri, Shkoza, Ali Demi dhe fshatrat përreth.