TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sociologu i njohur, Ergys Mërtiri, denoncoi përmes një statusi në Facebook nismën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon nga fëmijët e shkollave dhe kopshteve, të paguajnë para për të mbjellë pemë, edhe pse ne të gjithë paguajmë taksa për këtë qëllim.
Statusi i plotë i Mërtirit:
Sot me kane kerkuar para ne shkollen e vajzes se madhe edhe ne kopesht, tek e vogla. Arsyeja eshte, sepse Bashkia e Tiranes ka hapur nje fushate ku i kerkohet te gjithe prinderve te paguajne para per te mbjelle peme!
Natyrisht qe nuk dhashe asnje lek, por mu desh te bej pune bindese me vajzen time, e cila ndjehej ne siklet qe une nuk po paguaja, si shumica e te tjereve.
Me duhet te them se kjo eshte nje risi e nje politike te pacipe qe, pervec se na trazon stomakun cdo dite neper ekrane me spektakel ordiner reklamash qe fyejne inteligjencen e publikut, por kerkon edhe t'ia paguajme propaganden.
Per dijeni te Lali Erit, ne paguajme taksa (te cilat, per me teper, vete lali i ka rritur sa askush tjeter), me te cilat ai ka per detyre te mbjelle peme, te rregullje rruge, te ndertoje shkolla e kopshte, te menaxhoje hapesiren e territorin, etj, gjera keto qe nuk i ka bere. Lali Erit do ti kerkoja ti perdore me mire parate e taksave te mija, e jo me t'i jap te tjera.
Kjo eshte bashkia me buxhetin me te pasur qe ka ekzistuar ndonjehere ne Shqiperi (si pasoje kjo edhe e ndarjes se re te territorit), ndaj t'iu lypesh qytetareve para per te kryer detyren tende, eshte thjesht pafytyresi.
/TPZ.AL/