AKTUALITET, 24 Janar 2018, 19:53

Kryemadhi: Rama u vodhi shqiptarëve edhe 100 milionë euro të tjera!

Kryemadhi: Rama u vodhi shqiptarëve edhe 100 milionë euro të

“Sot shqiptarëve ju janë vjedhur 100 milionë euro të tjerë”.

Kështu e cilësoi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, arritjen e marrëveshjes midis tre kompanive turke dhe Qeverisë “Rama 2”, për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

“Qeveria dhe kompani turke kanë bërë një kontratë që është në kurriz të shqiptarëve”, theksoi Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e partisë në njësinë numër 8 në Tiranë.

“Ka pafundësisht probleme dhe arsye që të dalim në 27 janar për të protestuar. Duhet që ta përmbysim këtë klasë politike dhe të sjellim njerëz të rinj që punojnë për të ardhëm e Shqipërisë”, tha ajo.

/TPZ.AL/