AKTUALITET, 24 Janar 2018, 17:17

Kapen me 16 kg kanabis, arrestohen tre shqiptarë në Kapshticën greke

Kapen me 16 kg kanabis, arrestohen tre shqiptarë në Kapshticën

Tentuan të trafikonin në Greqi më shumë se 16 kg kanabis, por tre shqiptarët që kishin marrë përsipër misionin ranë në duart e policisë greke.

Sipas portalit E- ptolemeos.gr, shqiptarët e moshës 20, 22 dhe 27 vjeç  nga Departamenti i Rojeve të Kufirit në pikën kufitare të Kapshticës, në Follorinë.

Ata kishin hyrë ilegalisht më këmbë, duke pasur tri çanta të mbushura me kanabis, saktësisht 16 kg dhe 411 gram.

Atyre iu sekuestruan edhe tre celularë.

Ndaj 27-vjeçarit ka pasur më parë edhe një dënim me 13 muaj burg dhe një gjobë prej 1500 eurosh, për shkelje të paligjshme të kufirit.

Të tre shqiptarët tani ndodhen në burgun e Kastorias.

/TPZ.AL/