TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, cili ndodhet në Davos ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, ka takuar edhe presidentin serb, Aleksandër Vucic.
I pyetur nga mediat serbe, nëse Rama pret që Serbia dhe Shqipëria të bashkohen së bashku, ose nëse Serbia do të bëhet anëtare para Shqipërisë, Rama tha se ishte një proces i bazuar në merita.
Por duket se deklarata e kryeministrit Rama ka ngjallur shumë reagime shtetin Serb.
Prononcimi i tij se Shqipëria dhe Serbia mund të bashkohen në BE kur Serbia ta pranojë Kosovën, ka bërë që mediet serbe ta quajnë “provokim” këtë deklaratë të kryeministrit shqiptar.
“Kur flasim për Serbinë, ajo ka avantazhin e negociatave me BE-në dhe ne presim që të fillojmë negociatat e pranimit këtë vit. Ne dhe Serbia mund të bashkohemi së bashku në BE, nëse Serbia e njeh Kosovën”, ka thënë Rama në Davos.
“Menjëherë pas takimit me Vuçiç, Rama provokon Serbinë”, ka shkruar një nga mediat serbe Alo.rs e pas saj edhe shumë të tjera./blitz