AKTUALITET, 24 Janar 2018, 18:19

“Zabibah dhe Mbreti”, roman dashurie nga diktatori irakian Sadam Hysein

“Zabibah dhe Mbreti”, roman dashurie nga diktatori irakian Sadam

Duket se është në logjikën e diktatorëve, që të promovojnë ideologjinë politike përmes librave që ata shkruajnë.

Ish-diktatori i Irakut, Sadam Hysein, ka shkruar katër romane gjatë periudhës 2000-2003: “Zabibah and the King” (Zabibah dhe Mbreti); “The Fortified Castle (Kështjella e fortifikuar); “Men and the City” (Burri dhe qyteti); “Begone, Demons”.

Libra që kanë pasur tirazh të madh, madje “Zabibah dhe Mbreti” ishte “bestseller”, por tepër të varfra në stil.

Libri 160-faqesh përshkruhet si një histori alegorike dashurie e shkruar mijëra vite më parë për një mbret irakian – i cili simbolizon vetë Sadamin dhe një emër fshatareje, Zabibah. Gjatë vizitave që ajo bënte natën në pallatin e mbretit, ata bisedonin për orë të tëra për fenë, dashurinë, nacionalizmin dhe vullnetin e popullit.

Librat janë shkruar përpara pushtimit të Irakut nga Shtetet e Bashkuara, në vitin 2003. Ato janë përkthyer në gjuhën angleze.

/TPZ.AL/