AKTUALITET, 24 Janar 2018, 20:48

Liga e Kombeve, Shqipëria e nis me Izraelin, takimi i parë më 7 shtator 2018

Shqipëria do ta nisë me Izraelin aventurën në Ligën e Kombeve për Ligën C, me takimin që do të luhet më 7 shtator 2018 në “Elbasan Arena” (20:45).

Kalendarin ofron më pas Skoci-Shqipëri (10 shtator 2018), për të vazhduar me Izrael-Shqipëri (14 tetor) dhe Shqipëri-Skoci (17 nëntor 2018).

Kryesuesi i grupit ngjitet në Ligën B, ndërsa vendit i fundit bie në atë D.

/TPZ.AL/