AKTUALITET, 24 Janar 2018, 17:56

“Asgjë e re nga Davosi”, media belge injoron "takimin" Rama-Michel

“Asgjë e re nga Davosi”, media belge injoron

Asnjë lajm për takimin Rama-Michel nuk është pasqyruar në mediet belge, të cilat theksojnë vetëm se kryeministri i tyre është takuar me atë izraelit, Benjamin Netanyahu.

Gjithsesi, kryeministri shqiptar e ka takuar për pak çaste kryeministrin belg, Charles Michel, në Forumin Ekonomik të Davosit.

Nga pamjet që ka shpërndarë kryeministria, duket që  ka një bisedë të shkurtër në frëngjisht, pak sekonda mes Ramës dhe Michel, ndërsa në njoftimin zyrtar përsëritet një klishe e tipit: “Rama e njohu Kryeministrin belg me hapat e ndërmarra në përmbushje të prioriteteve kyçe e në veçanti me ecurinë e reformës në drejtësi dhe Vetting-un”

 

/TPZ.AL/