TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lacio e tij sapo ka fituar sfidën e prapambetur kundër Udinezes. Një 3-0 e pastër dhe tri pikë më shumë. Lojë e bukur dhe rezultate. Lacio është ngjitur në vendin e tretë, 8 pikë poshtë Napolit. Tjetër paraqitje shumë e mirë e Strakoshës i cili bëri një pritje të bukur dhe deçizive, kur rezultati ishte 1-0.
Samir shënoi në portën e tij, ndërsa Nani dhe Felipe Anderson vulosën fitoren. Igli Tare e nis me këta dy të fundit.
“Nga ana kualitative, Nani dhe Felipe Anderson mund të jenë goditjet tona të janarit. Të dy po “kthehen” dalëngadalë. Thjesht ju duhet të vazhdojnë të stërviten me dëshirë, ashtu siç po bëjnë” flet Tare për “Premium Sport”. Temat e tjera janë të “zakonshmet”. De Vrij, Milinkoviç-Saviç dhe Luis Alberto.
“Jemi afër rinovimit me De Vrij. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe mendoj se firma do vijë shpejt, pasi lojtari ka dëshirë të qëndrojë me ne, por është gjithmonë e vështirë të negociosh me hollandezët. Po merremi me detajet e fundit të rinovimit. Sa i përket Milinkoviç-Saviç, ai do e mbyllë sezonin me ne dhe nuk është në merkato. Në fund të sezonit do shohim çfarë do bëjmë, por ai është i lumtur te Lacio dhe Lacio është e lumtur me të” sqaron biondi shqiptar.
Në fund një koment dhe për Luis Alberto. Spanjolli është një nga zbulimet më të bukura të kësaj Lacio.
“Edhe Luis Alberto do rinovojë së shpejti, sepse e meriton. Ai ndihet mirë me ne dhe ndihet pjesë e rëndësishme e projektit tonë” përfundon drejtori sportiv i Lacios.