AKTUALITET, 24 Janar 2018, 20:26

Mashtruan me 9 milionë euro, arrestohen pesë biznesmenë në Tiranë

Mashtruan me 9 milionë euro, arrestohen pesë biznesmenë në

Pesë biznesmenë janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë ende në kërkim pasi akuzohen se përmes një skeme mashtrimi me faturat e TVSH-së kanë përfituar 9 milion dollarë.

Me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani, Gjykata e Tiranës  ka vendosur 11 masa arresti në mungesë, 5 prej të cilave janë ekzekutuar nga policia e Tiranës, kurse 6 janë ende në kërkim.

Të arrestuar janë biznesmenët Dhimitraq Çelo, Bujar Murataj, Indrit Sulaj, Shkëlqim Hasani, Ruzhdi Murataj dhe Nevruz Lani. Në kërkim janë shpallur shtetasit me iniciale B.Gj., M.M., S.K., E.Sh, dhe A.B.

Mësohet se biznesmenët që operonin në Tiranë, në aktivitete të ndryshme si shit-blerje, skrap dhe ndërtim, përmes 50 bizneseve fiktive kanë krijuar një skemë mashtrimi duke përfituar plot 9 milion dollarë përmes rimbursimit të faturave të TVSH-së.