TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hotel "Sheraton" në Tiranë është shitur. Pas largimit të papritur të kompanisë Sheraton, hoteli në Tiranë mbeti në pronësi të kompanisë M.A.Al-Kharafi & Sons W.L.L, e cila është aktive që nga viti 1992 në vendin tonë.
Ikja e kompanisë kuvajtjane nga vendi ynë, ka bërë që hoteli të nxirret në shitje.
Biznesmeni Shefqet Kastrasi, ka mundur të blejë hotel Sheraton për një shumë prej 30 milionë eurosh
Kastrati është një nga biznesmenët që qëndron rregullisht në majat e renditjes së njerëzve më të pasur në Shqipëri.
Ai njihet kryesisht për biznesin e hidrokarbureve, të makinave, të sigurimit etj, të gjitha nën kompaninë mëmë "Kastrati Group".
Së fundmi Kastrati po zgjeron investimin edhe në hotele dhe ndërtime, ku bie në sy investimi në Garden Residence Turdiu dhe ndërtimi i Albanian Tower, kulla tek rruga e Elbasanit ku u prish këndi i lojërave 7 Xhuxhat, një projekt në bashkëpunim me Balfin Group të Zamir Manes.
TPZ.AL