SPORT, 13 Tetor 2017, 12:09

Skriniar: Në derbi vetëm fitore

Skriniar: Në derbi vetëm fitore

Pak më tepër se 48 orë na ndajnë nga derbi i Madoninës dhe atmosfera ka filluar të nxehet së tepërmi. Së fundi ka qenë mbrojtësi sllovak i Interit, Milan Skriniar, që ka deklaruar se fitorja është e vetmja alternativë në derbi.

‘Në derbi marrim tri pikët dhe kaq. Është një ndeshje mjaft e veçantë, por përballë tifozëve tanë nuk kemi asnjë alternativë tjetër.  Po i marrim ndeshjet një nga një dhe jam i sigurt që do të përmbyllim një sezon mjaft të mirë. Spalletti na ka ndihmuar shumë të krijojmë vazhdimësi dhe të marrim rezultate. Jam i kënaqur me paraqitjen time të deritanishme, por jam koshient që ka edhe shumë vend për përmirësim’, tha sllovaku i mbrojtjes zikaltër.