TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfundojnë eliminatoret e botërorit 'Rusi 2018', në Amerikën e Jugut, me Argjentinën që siguron kualifikimin në 'sprintin' e fundit. Lionel Messi ishte heroi i argjentinasve, me tripletën e tij në fitoren 1-3, të arritur me përmbysje ndaj Ekuadorit vendas. Edhe Uruguaji siguroi kualifikimin si skuadra e dytë e grupit, pozicion që e mbajti falë fitores 4-0 ndaj Bolivisë. Caceres e Cavani në pjesën e parë dhe Suarez dy herë në të dytën, ishin autorët e golave për uruguaianët.
Kolumbia mori një barazim me shumë vlerë në transfertën ndaj Perusë, një rivale direkte dhe u bë skuadra e katërt e kualifikuar, ndërsa peruanët i mbyllën eliminatoret në vendin e pestë dhe do të duhet të luajnë në Play Off, për të siguruar pjesëmarrjen në 'Rusi 2018'.
Ndërkohë, Brazili, që e kishte siguruar kualifikimin, mposhti 3-0 Kilin dhe e la jashtë kompeticionit rus. E eliminuara surprizë ishte edhe Paraguaji, që humbi në shtëpi, ndaj vendit të fundit në këto eliminatore, Venezuelës.
[embed]https://youtu.be/THEc_cxRLt8[/embed]
TPZ.AL