SPORT, 11 Tetor 2017, 16:48

Zanetti tregon formacionin më të mirë Interit të të gjitha kohërave

Zanetti tregon formacionin më të mirë Interit të të

Legjenda e Interit dhe kombëtares argjentinase, Javier Zanetti, tani në rolin e zv. Presidentit të zikaltërve, ka dhënë një intervistë, ku ka treguar edhe formacionin më të mirë të futbollistëve, që kanë luajtur për klubin e Milanos, gjatë të gjitha kohërave. Në njëmbëdhjetëshen e Zanettit ka katër argjentinas, katër brazilianë, dy italianë dhe një kamerunas.

Sulmi i preferuar i Zanettit përbëhet nga një katërshe ëndrrash me Ronaldo, Baggio, Eto’o dhe Milito, ndërsa porta i është besuar portierit të tripletës, brazilianit Julio Cesar. Bie në sy fakti që asnjë prej futbollistëve aktualë nuk bën pjesë në këtë formacion.  Ja 11 futbollistët e përzgjedhur nga Zanetti.

Portë: Julio Cesar

Mbrojtje: Maicon; Bergomi; Samuel; Roberto Carlos

Mesfushë: Zanetti; Cambiaso

Sulm: Ronaldo; Baggio;Eto'o; Milito