SPORT, 12 Tetor 2017, 15:57

Man. United bën gati super-kontratën për Mourinhon

Man. United bën gati super-kontratën për Mourinhon

Ecuria e mirë e Manchester United nën drejtimin e Jose Mourinhos, i ka bindur drejtuesit anglezë t’i ofrojnë këtij të fundit një kontratë të re, për pesë vitet e ardhshme. Në kontratën e re nuk pritet të ketë shtesë të pagës së portugezit, por do të ketë shpërblime në vlera të ‘çmendura’, për çdo trofe të fituar.

Kontrata aktuale e Mourinhos përfundon në verën e 2019-ës, por te Manchester janë të bindur të mbajnë portugezin për të paktën edhe pesë vitet e ardhshme. Në sezonin e tij të parë te ‘djajtë e kuq’, Mourinho fitoi Europa League-n, ndërsa këtë sezon kryeson renditjen e Premiere League, bashkë me Manchester City.