TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Antonio De Laurentis është përfshirë në një valë replikash me rivalët për titullin kampion të Serisë A, Juventusin. Kështu, pasi Allegri ngacmoi napolitanët, me frazën ‘është e lehtë të jesh i bukur, vështirësia është të fitosh’, ka ardhur menjëherë reagimi i presidentit të të kaltërve. “Çdo njeri flet dhe thotë ato që mendon vetë, por ky Napoli është edhe i bukur, edhe fitues”, u shpreh De Laurentis.
Më pas, bosi napolitan nuk i kurseu thumbimet ndaj trajnerit të bardhezinjve, Massimiliona Allegri, në lidhje me formën e dobët të argjentinasit Higuain, që u transferua nga Napoli te Juventus, vitin e kaluar. “Unë mendoj që Higuainit i mungon shumë Sarri, ndaj nuk po shënon aq sa duhet, ose të paktën aq sa ka shënuar te ne. Gjithsesi, ai është një sulmues i fortë që do t’i bënte punë çdo ekipi”, tha presidenti i Napolit.