TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Serbia dhe Islanda janë dy vendet e tjera që kanë prerë biletën për në botërorin ‘Rusi 2018’, pasi përfunduan eliminatoret në krye të grupeve respektive. Islanda mposhti 2-0 Kosovën, ndërsa serbët fituan me rezultatin minimal 1-0, ndaj Gjeorgjisë, duke mbajtur vendin e parë.
Rezultat mjaft të mirë mori edhe Kroacia, që shpëtoi eliminatoret, pasi fitoi në Ukrainë me rezultatin 0-2. Kramariç ishte heroi i skuadrës që drejtohej nga ish dinamoviti Zllatko Daliç, ndërsa kroatën tani e shohin veten në Play Off.
Edhe Irlanda ia doli të fitojë të drejtën për të luajtur në fazën e Play Off, pasi mori një fitore me mjaft vlera në transfertën ndaj Wellsit, me rezultatin 0-1.