TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partizani ia ka dalë të shënojë golat e parë për këtë sezon, pikërisht në javën e pestë, në transfertën ndaj Teutës, ku fitoi 1-2. Të kuqtë e drejtuar nga Mark Iuliano e nisën keq takimin dhe e panë veten shumë shpejt në disavantazh, por barazuan në fund të pjesës së parë me anë të Trashit. Në pjesën e dytë Sukaj shënoi nga pika e 11 metërshit dhe i dha Partizanit fitoren e parë, ndërsa vlen të përmendet se Teuta e mbylli ndeshjen me nëntë futbollistë. Tani të kuqtë shkojnë në kuotën e 5 pikëve, në po kaq takime, por vazhdon të mbajë vendin e parafundit.
Fitore mes vështirësive arriti edhe Skënderbeu, në shtëpi ndaj skuadrës së Laçit. Korçarët gjetën avantazhin në pjesën e parë falë një autogoli të brazilianit Ademir, por në pjesën e dytë laçianët e Mezanit barazuan me Lushkjan. Në minutën e 75, ishte pikërisht mbrojtësi kosovar Bajram Jashanica që shënoi golin e fitores për Skënderbeun, që vazhdon të mbajë vendin e parë të renditjes me 13 pikë pas pesë javësh.
TPZ.AL