SPORT, 13 Tetor 2017, 09:08

Prezantohet topi zyrtar i botërorit 'Rusi 2018'

Prezantohet topi zyrtar i botërorit 'Rusi 2018'

Adidas Telstar 18 do të quhet topi zyrtar i botërorit ‘Rusi 2018’ dhe pritet të prezantohet në muajin dhjetor të këtij viti. Ky është një rikthim në traditë, sepse Telstar, ka qenë topi i përdorur në vitet ‘60-’70, ndërsa këtë herë i është shtuar emërtimit edhe numri 18, që identifikon ‘Rusi 2018’.

Një top bardhezi, me shkallë ngjyrë gri rreth e qark. Një rivizatim modern i atij topi origjinal të quajtur Telstar. Sikurse shpjegojnë dizenjatorët e këtij topi, përveç logos se sponsorit teknik Adidas, do të vizatohet edhe logoja zyrtare e eventit.

TPZ.AL