SPORT, 12 Tetor 2017, 16:26

Superliga/ Kamza befason Luftëtarin, Kukësi rikthehet te fitorja

Superliga/ Kamza befason Luftëtarin, Kukësi rikthehet te fitorja

Kanë përfunduar tre ndeshjet e para të javës së pestë të Superligës shqiptare dhe befasia ka ardhur nga Gjirokastra, ku Kamza ka triumfuar 1-2 ndaj Luftëtarit vendas, ndonse ka luajtur me 10 futbollistë për pjesën më të madhe të ndeshjes. Është rikthyer te fitorja edhe Kukësi, duke mposhtur 0-2 Lushnjën, në “Roza Haxhiu”. Kampionët në fuqi vinin në këtë takim pas humbjes 1-2, pësuar në shtëpi përballë Skënderbeut.

Në takimin tjetër të luajtur në Shkodër, mes Vllaznisë dhe Flamurtarit nuk ka pasur fitues. Vlonjatët kaluan në avantazh të parët me Bushiç, ndërsa shkodranët barazuan me anë të Gocajt me penallti, në fundin e pjesës së parë. Në orën 17:00 do të zhvillohën dy ndeshjet e tjera, Skënderbeu – Laçi dhe Teuta-Partizani.

TPZ.AL