AKTUALITET, 24 Nëntor 2017, 21:34

Skandal/ Kërcënon shoferi, pasagjerët refuzojnë të paguajnë: Duam biletën dhe çmimin fiks

Skandal/ Kërcënon shoferi, pasagjerët refuzojnë të

Ka qenë problem dhe vazhdon në po të njëjtin ritëm mosdhënia e kuponit tatimor kundrejt shërbimit apo dhe mosdhënia e biletave nga linjat interurbane të furgonave dhe autobuzave. Qytetarët e Tiranës por dhe të rretheve të ndryshme, të cilët udhëtojnë me këto linja, ndeshen me këtë problem të kundërligjshëm pothuajse çdo ditë.

Por jo vetëm kaq. Ndodh që në fundjave, ku fluksi i udhëtarëve është më i madh për shkak të lëvizjeve të studentëve, ata rrisin çmimin e biletave dhe marrin pasagjer me mbi kapacitet.

Një video mbërritur në redaksinë TPZ.al, tregon qartë këtë problem. Pasagjerët i kërkojnë faturinos biletën kundrejt pageses dhe se nuk mund të paguajnë 800 lekë kundrejt udhëtimit ku në fakt pagesa në çdo ditë jave është vetëm 500 lekë.

Gjatë udhëtimit shoferi ndalon disa herë mjetin dhe kërcënon pasagjerët që nëse nuk paguajnë biletën duhet të zbresin nga furgoni pavarsisht orës së vonë, e cila shënon 18:45. Gjatë përplasjes pasagjer, faturino, shoferi thotë që: "unë 800 mijë lekë e kam biletën dhe se unë nuk punoj me dhenjen e biletave kundrejt pagesës, nuk kemi bileta", thotë ai.

Ndërkohë që pasagjerët shprehen të shqetësuar se ata nuk u njoftuan paraprakisht për këtë pagesë të lart, para se të hypnin në furgon.

Udhëtimi është drejt Korçës, me minibus që përmban maksimumi 20 persona, e kur është me mbikapacitet si rasti në fjalë, pasagjerët ulen ne stola.

Kujtojmë që ligji “Për Transportet Rrugore” i vitit 1998, i ndryshuar në vitin 2007 me kërkesën e vetë Sindikatës së Transporteve, parashikon dënimin në rast kur mjetet e transportit mbajnë pasagjerë me mbikapacitetin e parashikuar dhe kur nuk jep biletën kundrejt pagesës që bën pasagjeri. /TPZ.AL/