AKTUALITET, 24 Nëntor 2017, 19:22

Dështimi spektakolar për kapjen e shefave të policisë, Xhafa bën kallëzim në Prokurori

Dështimi spektakolar për kapjen e shefave të policisë, Xhafa

Dje e paralajmëroi kryeministri Rama, sot e zbatoi ministri i Brendshëm.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj depozitoi zyrtarisht kallëzimin penale për dekonspirimin e aksionit të para dy ditëve për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të lartë të policisë në Qarkun e Vlorës.

Ky kallëzim vjen pas dështimit spektakolar për kapjen ish-drejtuesve ë dyshuar si të lidhur me bandën “Habilaj” në trafikimin e drogave të forta dhe për dyshimet për një dekonspirim të mundshëm.

Mësohet se materiali është dërguar me postë në Prokurori.

Kryeministri Edi Rama e ka paralajmeruar mbremjen e djeshme kete gje kur deklaroi ne studion e emisionit “360 grade” te Artur Zhehit: ministri i Brendshem Fatmir Xhafa do të niste sot një kallezim penal per dekonspirimin e aksionit të policise per arrestimin e 3 ish zyrtarëve të lartë.