TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari investigativ Artan Hoxha është një nga pikat kryesore të referimit për mediet e huaja sa herë që të dërguarit e tyre do të shkruajnë për drogën në Shqipëri.
“Me kolegun gjerman te tabloidit ‘Der Shtern’, Jonas Brenge dhe fotoreporterin italian Matteo Bastianelli”, - shkruan Hoxha, pas postimit të fotos.
“Së shpejti nga kazani mediatik gjerman një tjetër histori me Balilin, por kjo shumë më para se prokurorët të kujtoheshin që ta sekuestronin resortin ‘Santa Quaranta’ pasi të mbaronte sezoni turistik, dhe Keli të merrte dhe këstin e fundit...”, paralajmërn=n në statusin e tij gazetari i njohur.
“Stern” (apo “Ylli” në shqip) është një revistë lajmesh javore që botohet në Hamburg të Gjermanisë, nga 1 gushti i vitit 1948. Aktualisht, ka një tirazh prej 590 mijë kopjesh, ndërsa rekordin e mban në vitin 1999 me 1,124,400 kopje.
Në fotogaleri janë disa nga kopertinat e revistës gjermane.
TPZ.AL
[gallery ids="25272,25273,25274,25271,25276,25277,25278"]