AKTUALITET, 24 Nëntor 2017, 15:27

Kryeprokurori i ri/ Bylykbashi: Do kapet nga Rama! Bushati: Do mbyllet dosja “Tahiri”

Kryeprokurori i ri/ Bylykbashi: Do kapet nga Rama! Bushati: Do mbyllet dosja

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, u diskutua edhe zgjedhja e kryeprokurorit të ri, i cili do të votohet në fillim të dhjetorit. Analisti Andi Bushati, tha se prokurori që do të zgjidhet nga kryeministri Rama, do të ketë në dorë dosjet e fundit, atë të “Tahirit” dhe ish drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Ndërsa për deputetin socialist Ulsi Manja, zgjedhja e kryeprokurorit të ri, do të bëhet sipas ndryshimeve kushtetuese, ku deri në 1 shtator 2017 mund të zgjidhej me 2/3 e votave, dhe më pas me shumicë të thjeshtë.

Edhe deputeti democrat Oerd Bylykbashi, u shpreh se prokurori i ri i përkohshëm, do të ketë në dorë transferimet, lëvizjet dhe komandimin e çdo prokurori. Sipas Bylykbashit, kjo hedh dyshime të forta për fatin e dosjeve të bujshme.

VIDEO: